Wang Yi dhe Le Drian dalin në konferencë të përbashkët për shtyp

2018-09-14 11:28:31 CRI Komenti juaj Printoni

Pas bisedimeve në Pekin, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi doli në një konferencën të përbashkët për shtyp me homologun francez Jean-Yves Le Drian.

Pyetjes së një gazetari mbi bashkëpunimin e Kinës me palën franceze për mbrojtjen dhe riformimin e multilateralizmit dhe nxitjen e reformimin e sistemit të tregtisë ndërkombëtare, Wang Yi u shpreh se Franca ka qenë dhe mbetet gjithmonë një forcë e rëndësishme për mbrojtjen e multilateralizmit dhe të tregtisë së lirë.

Ai shtoi se pala kineze e vlerëson dhe përgëzon palën franceze për përpjekjet e ndryshme në këtë çështje. Wang Yi tha se sistemi ekzistues i tregtisë ndërkombëtare është vënë në pikëpyetje dhe është prekur. Qëndrimi i palës kineze është i qartë, shtoi ai.

Para së gjithash, duhet të mbrohet koncepti i rregullave të tregtisë së lirë; duhet të forcohet sistemi i multilateralizmit me Organizatën Botërore të Tregtisë si bërthamë sepse kjo përputhehet me interesat e mbarë botës si dhe është një mendim unanim i shumicës dërmuese të vendeve. Në të njëjtën kohë, shtoi kryediplomati kinez, ne nuk besojmë se sistemi ekzistues është i përsosur. Kina mbështet reformimin e nevojshëm dhe përmirësimin e sistemit ekzistues, në mënyrë që ky sistem të jetë më i drejtë, më efektiv dhe më racional. Gjatë procesit të studimit të reformave, pala kineze beson se duhen respektuar tre parime, të ruhen vlerat thelbësore dhe parimet bazë të OBT-së, të drejtat legjitime dhe interesat e vendeve në zhvillim dhe së fundmi fryma e konsensusit. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore