Kina: Vendosja e tarifave nuk e zgjidh problemin

2018-09-14 11:15:13 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng tha në enjten mbi rritjen e suficitit tregtar Kinë-ShBA se, rritja ose rënia e deficitit ose suficitit tregtar varet nga tregjet. Pala amerikane duhet të kuptojë që vendosja e tarifave si mënyrë e unilateralizmit nuk e zgjidh problemin.

Zëdhënësi theksoi se deficiti tregtar i ShBA-së ka lidhje me përqindjen e ulët të depozitave në ShBA, statusin e monedhës ndërkombëtare të dollarit, politikat kontrolluese ndaj eksporteve amerikane drejt Kinës, etj.

Në tetëmujorin e parë të këtij viti, shpejtësia e rritjes së eksporteve kineze në ShBA ishte e lartë, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës në tregun e brendshëm ShBA-së, ndërsa një pjesë e ndërmarrjeve kineze shtuan eksportet kineze drejt ShBA-së nga frika e tarifave ndaj produkteve kineze.

Pala amerikane duhet të kuptojë se vendosja e tarifave nuk mund ta zgjidhë problemin. Kina dhe ShBA-ja duhet të marrin masa pragmatike, të veprojnë në të njëjtin drejtim dhe ta nxisin tregtinë dypalëshe të zhvillohet e qëndrueshme dhe e shëndetshme. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore