Kina mori ftesën e ShBA-së për bisedime tregtare

2018-09-14 10:03:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës bëri me dije se ka marrë një ftesë nga Shtetet e Bashkuara për mbajtjen e negociatave tregtare.

"Panelet negociuese Kinë-ShBA për bisedimet tregtare kanë mbajtur kontakte të ndryshme për të diskutuar mbi çështje që shqetësojnë secilën palë. Kina ka marrë një ftesë nga pala amerikane për mbajtjen e bisedimeve tregtare dhe ne e mirëpresim atë. Dy palët po diskutojnë për disa hollësira specifike. Ne mendojmë se përshkallëzimi i konflikteve tregtare nuk përmbush interesat e asnjërës palë."

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng tha se tarifat shtesë ndaj importeve kineze do të dëmtojnë jo vetëm interesat e dy popujve, por edhe të mbarë vendeve të botës.

"Shtetet e Bashkuara kanë shpërfillur kundërshtimet e një numri të madh përfaqësuesish të industrisë dhe konsumatorëve dhe vazhdojnë nxjerrin njoftime që mund të çojnë në një përshkallëzim të fërkimeve tregtare me Kinën. Kjo praktikë e shantazhit dhe e presionit nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Kina shpreson që ShBA-ja do të ndjekë vullnetin e popullit dhe do të miratojë masa pragmatike për t'i rikthyer në normalitet marrëdhëniet dypalëshe ekonomiko-tregtare nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve të barabarta dhe të ndershme". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore