Francë, Macron-i shpall "betejën e re dhe jetike" kundër varfërisë

2018-09-14 20:35:28 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do të ofrojë mundësi të reja për miliona francezë për të dalë nga varfëria.

Macron-i u zotua se deri në vitin 2020, ai do të bashkojë përfitimet shoqërore të vendit në një "të ardhur universale aktiviteti" nëpërmjet një ligji, i cili do t'u japë mundësinë të gjithëve të bëjnë një jetë më të mirë.

Si pjesë e skemës katërvjeçare për të luftuar varfërinë, Macron-i u zotua se do të krijojë një shërbim publik integrues të vërtetë, për të cilin ai do të vërë në dispozicion 50 milion euro. Plani fokusohet në angazhimin e njerëzve në punë dhe në ndihmën për të rinjtë.

Në vitin 2016, shifrat zyrtare tregojnë se rreth 8.8 milionë persona në Francë jetonin në varfëri, duke përbërë 14 për qind të popullsisë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore