OKB-ja organizon veprimtari me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Jug-Jug

2018-09-13 11:50:59 CRI Komenti juaj Printoni

Më 12 shtator u zhvillua në ndërtesën e Komisioni Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara për Azi-Paqësorin në Bangok veprimtaria me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Jug-Jug, për të festuar arritjet e Bashkëpunimit Jug-Jug në nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm.

Nënsekretari i përgjithshëm i këtij Komisioni, Kaveh Zahedi mbajti fjalim në ceremoninë e hapjes, ku theksoi rëndësinë e Bashkëpunimit Jug-Jug. Ai shtoi se nxitja e Bashkëpunimit Jug-Jug është prioritet i punës së Komionit. Ky bashkëpunim ka lehtësuar punën ndihmëse ndërshtetërore midis anëtarëve të Komisionit, duke ofruar ndihmë për anëtarët në kapërcimin e sfidave dhe forcimin e bashkëpunimit.

Veprimtaria u zhvillua për të festuar 40-vjetorin e miratimit të "Planit të Veprimit të Buenos Aires. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore