Presidenti Xi kthehet në Pekin pas Forumit të 4-t Ekonomik të Lindjes

2018-09-13 11:35:56 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping u kthye mbrëmjen e së mërkurës në Pekin pas pjesëmarrjes në Forumin e 4-t Ekonomik të Lindjes.

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, njëherësh sekretari i Sekretariatit Qendror dhe drejtor i Zyrës Qendrore Ding Xuexiang, anëtari i Byrosë politike të KQ-së të PKK-së dhe drejtori i Zyrës Qendrore të Punëve të Jashtme të PKK-së Yang Jiechi, anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm Wang Yi, zv-kryeministri i Konferencës Konsultive Politike të Kinës dhe kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës, He Lifeng dhe shoqërues të tjerë mbërritën në Pekin me të njëjtin avion.

Para largimit të tij nga Vladivostoku i Rusisë, presidenti Xi së bashku me homologun e tij rus Vladimir Putin vizituan ekspozitën e pikturave të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Rusisë. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore