Xi viziton Qendrën e Fëmijëve "Oqean" në Vladivostok

2018-09-13 09:13:57 CRI Komenti juaj Printoni

Më 12 shtator, presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi së bashku me homologun e tij rus Vladimir Putin qendrën e fëmijëve "Oqean" në Vladivostok.

Dy krerët panë dhe ekspozitën me fotografitë e fëmijëve kinezë në këtë qendër, të prekur nga tërmeti i madh i Wenchuanit të Kinës. Më pas, dy udhëheqësit morën pjesë në ceremoninë me rastin e 10-vjetorit të pranimit të fëmijëve kinezë për rehabilitim në këtë qendër.

Gjatë vizitës atje, Xi dhe Putin mbajtën përkatësisht nga një fjalim.

Presidenti Xi u shpreh se Kina dhe Rusia janë fqinj dhe partnerë të mirë. Dy popujt ofrojnë mbështetje për njëri-tjetrin dhe kanë qëndruar bashkë në kohëra të vështira. Pas rënies së tërmetit të madh në Wenchuan në vitin 2008, Rusia dërgoi menjëherë ekipet e shpëtimit drejt zonave të prekuara nga fatkeqësia. Me ftesë të qeverisë ruse, 996 nxënës kinezë të prekur nga tërmeti erdhën në qendrën e fëmijëve "Oqean" të Rusisë për rehabilitim.

Historia e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe Kinë-Rusi konsiston gjithashtu në një histori të shkëmbimeve të ngushta mes të rinjve të dy vendeve, vuri në dukje presidenti Xi.

Putin u shpreh se shkëmbimet miqësore rinore midis Rusisë dhe Kinës do të konsolidojnë më tej bazën e marrëdhënieve dypalëshe, gjë që është e rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve Rusi-Kinë.

Putin shprehu gjithashtu shpresën se brezat e rinj të dy vendeve do të trashëgojnë dhe promovojnë miqësinë e thellë tradicionale mes dy popujve. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore