ShBA-ja fton Kinën për një raund të ri bisedimesh mbi çështjet tregtare

2018-09-13 20:49:43 CRI Komenti juaj Printoni
Shtetet e Bashkuara e kanë ftuar Kinën për një raund të ri bisedimesh, të nivelit të lartë, mbi çështjet tregtare, pasi bota pret me padurim fjalën e fundit të administratës Trump nëse ajo do të nisë apo ajo zbatimin e tarifave mbi produktet e importuara nga Kina me vlerë 200 miliardë dollarë amerikanë.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, tha për rrjetin informativ "Fox Business" se zyrtarët e lartë amerikanë, me në krye Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, u kanë dërguar një ftesë homologëve kinezë këtë javë, nëpërmjet së cilës kërkoheshin negociata të reja.

Kina e mirëpret vullnetin e ShBA-së për bisedime mbi çështjet tregtare. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore