Kore e Jugut, Kore e Veriut, nisin bisedimet ushtarake në nivel pune në Panmunjom

2018-09-13 18:17:44 CRI Komenti juaj Printoni
Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut filluan bisedimet, në nivel pune, për sa u përket çështjeve ushtarake.

Në takimin e mbajtur në pjesën veriore të Panmunjomit morën pjesë delegacionet ushtarake, prej tre anëtarësh, nga të dyja palët, të udhëhequr nga zyrtarë në nivel kolonelësh.

Pritet që ata të gjejnë mënyrat e duhura për të lehtësuar tensionet ushtarake, duke përfshirë tërheqjen e një pjese të rojeve brenda zonës së çmilitarizuar, që bazuar në ligj ndan Gadishullin Korean.

Pjesë e agjendës ishin gjithashtu bisedimet mbi mënyrat për të çarmatosur Zonën e Përbashkët të Sigurisë (ZPS) brenda në Panmunjom dhe për gërmimin e përbashkët të eshtrave të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Koresë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore