2018-09-12 11:19:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në Sesionin e 39-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së të mërkurën, Shoqata e Studimit për të Drejtat e Njeriut të Kinës mbajti aktivitete me temë "Reformë, Hapje dhe Zhvillim të të Drejtave të Njeriut të Kinës" në selinë e OKB-së në Gjenevë për të prezantuar suksesin e zhvillimit të të drejtave të njeriut të Kinës gjatë 40 vjetëve të reformës dhe hapjes.
Me ilustrime me shembuj dhe të dhëna të hollësishme specialistët kinezë i njohën pjesëmarrësit me arritjet dhe përvojat që Kina ka pasur në aspektin e zhvillimit ekonomik-shoqëror, për uljen e varfërisë, mbrojtjes së mjedisit etj.
Në këtë sesion, përfaqësuesi i Shoqatës së Studimeve për të Drejtat e Njeriut të Kinës Gui Xiaowei mbajti një fjalim. Ai prezantoi se Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit ka zhvilluar efektivisht goditjen kundër terrorizimit dhe kundër separatizmit nëpërmjet uljes së ekstremizmit fetar, për të realizuar stabilitetin shoqëror dhe për të forcuar zhvillimin e turizmit. (Fang Xiaoyu)