Moon Jae-in, çarmatimi bërthamor i Gadishullit kërkon largpamësinë amerikano-verikoreane

2018-09-12 10:42:40 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in u shpreh të martën në një mbledhje pune se hapi tjetër i procesit të çarmatimit bërthamor të Gadishullit Korean ka nevojë për vendim të guximshëm dhe planifikim largpamës të Uashingtonit dhe Penianit.

Presidenti jugkorean u shpreh se Koreja e Veriut ka marrë një sërë masash, përfshi zotimin për heqjen dorë të provave bërthamore e raketore, çmontimin e vendit të testeve bërthamore dhe raketore, riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën Koreane etj. Ai shtoi se ShBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë ndërprerë edhe manovra masive ushtarake. Samiti që do të zhvillohet në Penian midis udhëheqësve të dy Koreve duhet të shërbejë si një rast për të hedhur një hap të madh drejt realizimit të një Gadishulli Korean pa armë bërthamore dhe në paqe. Koreja e Veriut dhe ShBA-ja duhet të largojnë mosbesimin e shkaktuar nga marrëdhëniet shumëvjeçare armiqësore për të rinisur sa më parë dialogun e sinqertë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore