Kinë-Shqipëri, marrëveshje për shtimin e bashkëpunimit mediatik

2018-09-11 11:26:59 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të RTSH-së, delegacioni kinez i kryesuar nga zv.ministri i Departamentit të Publicitetit të Partisë Komuniste të Kinës, njëkohësisht Drejtori i Administratës Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës Nie Chenxi, bëri një vizitë në Shqipëri.

Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga kryetari i Kuvendit shqiptar Gramoz Ruçi. Ruçi vlerësoi lart marrëdhëniet miqësore të bashkëpunimit Shqipëri-Kinë në fusha të ndryshme, duke shprehur pritshmërinë që shkëmbimet dhe bashkëpunimi në fushën e radio-televizionit të pasurojnë përmbajtjet miqësisë mes dy vendeve.

Nie Chenxi e falënderoi kryeparlamentarin Ruçi për mbështetjen dhe vëmendjen e tij për bashkëpunimin kino-shqiptar në fushën mediatike. Nie nënvizoi se thellimi i bashkëpunimite dypalësh në fusha të ndryshme sigurohet nga mbështetja e dy popujve. Forcimi i bashkëpunimit radio-televiziv dypalësh do të nxisë njohjen reciproke, si dhe të jetë në favor të krijimit të mjedisit miqësor për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Zv.ministri kinez shprehu gatishmërinë që me përkrahjen e vazhdueshme të kryeparlamentarit, të thellohet vazhdimisht bashkëpunimi dypalësh në fushën e radios dhe televizionit.

Delegacionit zhvilloi gjithashtu përkatësisht takime pune në mjediset e AMA-së dhe RTSH-së. Dy palët kanë dakord për asistencë për programe, trajnim stafi dhe bashkëpunim teknik. Takimet u finalizuan me nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e radio-televizionit, në programet e lajmeve, marrëveshje për shkëmbimin e programeve etj.

Sipas marrëveshjeve, në të ardhmen e afërt do të transmetohen në kanalet e RTSH-së nëntë drama televizive dhe dokumentarë kinezë, përfshi "Legjenda e Sipërmarrjes" dhe "Kina mahnitëse".

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni vizitoi gjithashtu dhe punonjësit kinezë dhe shqiptarë në radiostacionin e Cërrikut. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore