Shtëpia e Bardhë konfirmon marrjen e letrës nga Kim Jong Un

2018-09-11 10:59:16 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se ka marrë një letër nga udhëheqësi i lartë i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili kërkoi një takim tjetër me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders e përshkroi letrën si "të ngrohtë" dhe "pozitive" dhe tha se qëllimi kryesor i saj ishte planifikimi i një takimi të dytë mes dy udhëheqësve.

"Po, presidenti e ka marrë letrën nga Kim Jong Un. Ishte një letër shumë e ngrohtë dhe shumë pozitive. Nuk do ta bëjmë publike përmbajtjen e plotë të letrës, veç nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut pajtohet që ta publikojmë. Qëllimi kryesor i letrës është caktimi i një takimi tjetër me presidentin. Ne jemi të hapur për këtë dhe kemi filluar të koordinohemi për një samit të tillë".

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore