2018-09-11 10:49:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dërguarit diplomatikë nga grupi i ASEAN-it janë në pritje të Samitit të ardhshëm Kinë-ASEAN për Biznes dhe Investime (CABIS), për më shumë bashkëpunim me palën kineze.
Konsulli i Përgjithshëm i Singaporit Chua Teng Hoe vlerësoi bashkëpunimin e tanishëm midis Singaporit dhe Kinës.
"Bashkëpunimi i tanishëm ekonomik Singapor-Kinë po përjeton një vrull të fortë. Prej nisjes së CABIS-it, ky bashkëpunim ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin ose përmirësimin e Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN dhe në promovimin e tregtisë dhe të investimeve dypalëshe".
Konsulli i Përgjithshëm i Filipineve Raly L. Tejada tha se vendi i tij e vlerëson këtë samit.
"Filipinet i kanë kushtuar gjithmonë rëndësi CABIS-it . Zyrtarët tanë më të lartë kanë marrë pjesë në CABIS, përfshirë presidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve".
Konsujt e përgjithshëm të Tajlandës, Indonezisë, Vietnamit dhe Malajzisë shprehën të gjithë shpresën se marrëdhëniet midis vendeve të tyre dhe Kinës do të forcohen më tej brenda kuadrit të Samitit, që do të mbahet nga e mërkura deri të shtunën në Nanning. (Albana)