Marrëveshja e "Brexit", "e mundshme" në 6-8 javë

2018-09-11 18:18:09 CRI Komenti juaj Printoni
Negociatori i Bashkimit Europian për "Brexit", Michel Barnier-i, tha se marrëveshja për shkëputjen me Britaninë mund të të arrihet në rreth dy muaj.

"Mendoj se nëse do të tregohemi realistë, ne do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje në fazën e parë të këtyre bisedimeve, pra që është traktati i "Brexit", brenda gjashtë apo tetë javëve. Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të largohet nga blloku në mars të vitit të ardhshëm, më 30 mars më saktë. Znj. May zgjodhi këtë datë me anë të një letreje, për të nisur me përparimin e negociatave në mars të vitit 2017. Traktati është i qartë, ne kemi dy vjet për të arritur një marrëveshje, para se të ndodhë shkëputja dy vjetë më pas, në mars të 2019-s ", u shpreh ai.

Barnier-i tha se marrëveshja duhet të arrihet deri në muajin nëntor, për të bërë të mundur ratifikimin parlamentar të saj deri në mars.

Ai pohoi se ky afat kohor është mëse realist, gjithmonë nëse negociatorët gjejnë gjuhën e përbashkët midis tyre.

Megjithatë, ka ende disa çështje për t'u zgjidhur, përfshirë shmangien e rikthimit të një kufiri të ndërlikuar midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore