Kore e Jugut: përgatitje për hapjen e zyrës së përbashkët ndërlidhëse me Korenë e Veriut

2018-09-11 17:19:22 CRI Komenti juaj Printoni
Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut njoftoi se ka në plan hapjen e një zyre të përbashkët ndërlidhëse me Korenë e Veriut në fund të kësaj jave.

Zyra do të ngrihet më 14 shtator në qytetin korenaoverior, Kaesong, që ndodhet në anën tjetër të kufirit koreanojugor.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Seulit konfirmoi se dy Koretë ranë dakord të zhvillojnë, në fund të javës, bisedime të nivelit të lartë mbi çështjet ushtarake.

Të dyja këto ndodhin pikërisht përpara samitit të javës së ardhshme mes presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që do të mbahet në Phenian. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore