Afrika e Jugut vlerëson lart bashkëpunimin Kinë-Afrikë

2018-09-10 10:25:31 CRI Komenti juaj Printoni

Qytetarët nga qarqet e ndryshme në Afrikën e Jugut vlerësuan lart përfitimet dhe bashkëpunimin Kinë-Afrikë, pas fjalimit tematik të presidentit të Kinës Xi Jinping në Samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC).

Studiuesja Sanusha Naidu tha se nisma e ndërtimit të kapacitetit që u paraqit nga lideri kinez është e rëndësishme për industrializimin e ekonomive afrikane.

"Tani Afrika po diskuton industrializimin e ekonomive të saj. Kemi nevojë për aftësi në ekonominë tonë, për ato aftësi që jo vetëm nxisin industrializimin, por e çojnë ekonominë afrikane përpara në zixhirin e global të vlerave," tha Sanusha Naidu.

Bashkëpunim Kinë-Afrikë

Në të njëjtën kohë, Kina do të lançojë nismën e ndërlidhjes infrastrukturore dhe ka vendosur të hartojë një plan për bashkëpunim infrastukturor Kinë-Afrikë bashkë me Bashkimin Afrikan.

Ndërkohë, botuesja Helena Wasserman tha se Kina ka mundësuar transportin në vendet afrikane, gjë që sjell një ndryshim madhor. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore