2018-09-07 11:37:49 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Samiti i Pekinit i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) 2018 përfundoi me sukses. Deklarata e Pekinit dhe një Plan Veprimi për tre vjetët e ardhshme, kanë tërhequr vëmendje të gjerë nga Kina, Afrika dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare. Në syrin e udhëheqësve politikë afrikanë, "Kina është një vend partner dhe mik i besueshëm i Afrikës". Sidomos, idetë dhe masat e reja të propozuara nga presidenti kinez Xi Jinping për krijimin e bashkësisë më të ngushtë të fateve të përbashkët Kinë-Afrikë, do të ketë "ndikim të thellë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kontinentit afrikan".
Kjo u veçua si tipari më i shquar në bashkëpunim Kinë-Afrikë ndër bashkëpunimet e të gjitha vendeve ndaj Afrikës. Samiti i Pekini paraqiti planin "8 veprime", i cili hedh dritë ndaj bashkëpunimit Kinë-Afrikë në 3 vjetët e ardhshëm dhe më tej në tetë fusha si nxitjen e industrisë, ndërlidhshmërinë, lehtësimin e tregtisë, zhvillimin e gjelbër, ndërtimin e kapaciteteve, nxitjen e shëndetësisë, shkëmbimet njerëzore dhe garantimin e paqes. Plani "8 veprime", pa dyshim, do t'i japë vrull zhvillimit të ri të Afrikës në tre akspekte.
Së pari, plani përputhet me kërkesat e Afrikës dhe do ta favorizojë këtë kontinent të realizojë objektivin e saj të zhvillimit. Nga "Plani i 10 bashkëpunimeve" midis Kinës dhe Afrikës në vitin 2015, deri në "8 veprime" të Samitit të Pekinit dhe masat konkrete të bashkëpunimeve të paraqitura nga pala kineze, përputhen me nevojat e vendeve afrikane, duke marrë parasysh fushat prioritare të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Afrikës.
Arthur Minsat, drejtori për Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), u shpreh se propozimi "8 veprime" është në favor të nivelit të industrializimit dhe të arsimit të Afrikës, gjithashtu në favor të realizimit të "Agjendës 2063" të Bashkimit Afrikan.
Së dyti, plani rrit besimin e afrikanëve për zhvillimin e tyre. Gjatë 18 viteve që pas krijimit të FOCAC-ut në vitin 2000, Kina i solli Afrikës jo vetëm treg, kapital dhe teknika, por edhe përvoja të dobishme të zhvillimit, të cilët kanë forcuar besimin e vendeve afrikane në gjetjen e modelit të përshtatshëm të zhvillimit.
Abebe Aemro Selassie, drejtor i Departamentit të Afrikës së Fondit Monetar Ndërkombëtar është i mendimit që, arritjet e Kinës gjatë 40 vjetëve të Reformës dhe Hapjes janë një përvojë e rëndësishme dhe mbështetje intelektuale për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendeve afrikane. Strukturimi dhe përparimi i industrive të Kinës do të shërbejnë si "shkallë e ngjitjes teknologjike" dhe referim për vendet afrikane që të kapin hapat e vendeve të zhvilluara.
Së treti, plani nxit njohjen, shtimin e investimeve dhe bashkëpunimin e botës ndaj Afrikës. Në shekullin e kaluar, Afrika quhej "jetime" në arenë ndërkombëtare për arsye të mungesë së strategjisë së rëndësishme për këtë kontinent. Krijimi i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në vitin 2000, sidomos samiti që u mbajt në Pekin në 2006, Afrika nisi të tërhiqte vëmendjen e gjithë botës. Tashmë, Afrika u bë pikë takimi e interesave të vendeve të ndryshme, ku zhvillohen Samiti i Amerikës së Veriut, Samiti Europë-Afrikë, Samiti Indi-Afrikë, Konferenca Ndërkombëtare e Zhvillimit Tokio-Afrikë etj, pra ngjarjet diplomatike dhe bashkëpunimi ekonomik mes Afrikës e vendeve të tjera të botë është rritur. Kjo tokë, është bërë "tokë e investimit". Presidenti i radhës së Bashkimit Afrikan dhe njëkohësisht presidenti i Ruandës Paul Kagame u shpreh se, "Bashkëpunimi mes Kinës dhe Afrikës i ka sjellë Afrikës transformim rrënjësor, gjithashtu ka ndryshuar statusin e Afrikës në botë." (Wang Xianya)