2018-09-04 10:36:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit, ashtu dhe nga mësuesit.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e tij, për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij.
Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen sekretari i Përgjithshëm i MASR, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave.
Debatet në familje, për harxhimin e kohës së tepërt në rrjete sociale, rënia në mësime të nxënësve për shkak të shpërqendrimit përmes smartfonit janë kthyer në një fenomen shqetësues. (ATSH)