Presidenti i Kenias:Nisma "Një brez, një rrugë" mbështet ndërlidhshmërinë në kontinentin afrikan

2018-08-30 17:55:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Kenia kanë mbajtur marrëdhënie të forta që nga vendosja e lidhjeve diplomatike në vitin 1963. Presidenti Uhuru Kenyatta tha se Kenia do të luajë një rol të rëndësishëm në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë".

"Mendoj se është e jashtëzakonshme, sepse cili është objektivi? Objektivi është të hapim ekonomitë tona ndaj tregtisë. Qëllimi është të nxisim tregtinë mes nesh duke lidhur Azinë, pjesë të Europës, përmes rajonit të Gjirit me vendet arabe, duke e lidhur veten përmes kontinentit afrikan nga pjesa lindore e Afrikës, në të gjithë anën perëndimore, apo jo? Dhe unë besoj se ka potencial të madh për një situatë të favorshme për të gjithë ata që janë të përfshirë dhe prandaj ne jemi shumë të prirur si vend dhe besoj gjithashtu që kontinenti do t'i bashkohet fuqishëm Kinës në këtë nismë".

Financimi i infrastrukturës ka qenë gjithmonë një problem i madh për vendet afrikane. Nën nismën "Një brez, një rrugë", Kenia ka marrë fonde për projekte të mëdha.

Hekurudha standarde nga Mombasa në Nairobi (SGR) është ndërtuar me ndihmën e Kinës. Me vlerë 3.2 miliardë dollarë amerikanë, SGR-ja është projekti më i madh infrastrukturor i Kenias që nga pavarësia.

Kenyatta shtoi se Kenia dëshiron një politikë tregtare të lirë dhe të hapur. Ai shpreson për një bashkëpunim më të madh me vendet e tjera në rajon për arritjen e begatisë së përbashkët. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore