2018-08-29 10:39:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh në një konferencë të nivelit të lartë mbi të drejtat e pronësisë intelektuale të vendeve të përfshira në nismën "Një brez, një rrugë".
Duke folur në hapje të veprimtarisë të martën në Pekin, Xi Jinping tha se të drejtat e pronësisë intelektuale luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e programit "Një brez, një rrugë".
Në mesazhin e tij, presidenti Xi theksoi gjithashtu se Kina po zbaton mbrojtje të rreptë të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale dhe punon për ndërtimin e një klime të favorshme për biznesin dhe novacionin.
Takimi për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale mes vendeve anëtare të "Një brez, një rrugë" është pjesë e një sërë ngjarjesh që momentalisht po mbahen në Pekin lidhur me këtë nismë. (Albana)