Pronësia intelektuale mes vendeve të nismës "Një brez, një rrugë", arritje pozitive

2018-08-28 19:46:35 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën më 28 gusht, në Pekin, u hap konferenca e nivelit të lartë mbi pronësinë intelektuale e nismës "Një brez, një rrugë" e vitit 2018. Mbi 60 agjenci vendase të pronësisë intelektuale, organizata ndërkombëtare e rajonale diskutuan së bashku perspektivën e bashkëpunimit në të ardhmen lidhur me prirjen e re të zhvillimit të pronësisë intelektuale ndërkombëtare.

Sipas të dhënave statistikore nga Drejtoria e Pronësisë Intelektuale Kombëtare Kineze, Kina ka formuar marrëdhënie bashkëpunimi dypalëshe të pronësisë intelektuale me afro 40 vende të nismës "Një brez, një rrugë". Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me GCC-në, ASEAN-in, EAPO-n dhe organizata të tjera rajonale. Të martën, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI), Francis Gerard Gurry, falënderoi qeverinë kineze për përpjekjet e bëra në formimin e sistemeve të bashkëpunimit shumëpalëshe të pronësisë intelektuale të nismës "Një brez, një rrugë".

"Jemi shumë të kënaqur tek shohim që Kina është e angazhuar në forcimin e kapacitetit të pronësisë intelektuale për vendet e nismës 'Një brez, një rrugë' dhe ofron fonde për përmbushjen e këtyre objektivave. Gjatë viteve të kaluara, për sa i përket ekzaminimit të patentave, vendet e nismës 'Një brez, një rrugë', kanë bërë arritje shumë pozitive. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që këto vende të pranojnë dhe zbatojnë mekanizmat e bashkëpunimit multilateral në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale. E falënderojmë Kinën për angazhimin e saj në këtë sistem bashkëpunimi shumëpalësh, si dhe për mbështetjen e qëndrueshme që ajo i ka dhënë OBPI-t", u shpreh ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore