Zyrtari:Projektet "Një brez, një rrugë" nuk sjellin kurth borxhi

2018-08-28 10:44:23 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës tha se projektet nën nismën "Një brez, një rrugë" kanë sjellë dollarë investime për vendet përkatëse dhe nuk janë të ashtuquajtura "kurth borxhi".

Ning Jizhe shprehet se 103 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar 118 dokumente bashkëpunimi me Kinën për "Një brez, një rrugë".

Vëllimi tregtar i mallrave midis Kinës dhe vendeve të tjera të "Një brez, një rrugë" tejkaloi 5 trilionë dollarë amerikanë prej qershorit.

Ning shtoi se shkëmbimet kulturore të hapura, përfshirëse dhe të ngushta janë kryer nën këtë nismë.

"Në vitin 2017, mbi 300 mijë studentë nga vendet e "Një brez, një rrugë" studionin në Kinë dhe 60 mijë studentë kinezë studiuan në këto vende. Në vitin 2020, pritet që vizitat turistike me dy kalime të tejkalojnë 85 milionë dhe konsumi turistik të arrijë në rreth 110 miliardë dollarë amerikanë"

Mrekulli
Lajmet Kryesore