Trenat e mallrave Kinë-Europë, regjistrohen mbi 10 mijë udhëtime

2018-08-27 10:20:58 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i udhëtimeve të trenave të mallrave midis Kinës dhe Europës arriti në mbi 10 mijë me një tren mallrash që mbërriti në Wuhan të Kinës nga Hamburgu i Gjermanisë të dielën.

Mallrat që u transportuan me trenin 42-vagonësh kanë një vlerë prej 35 milionë juanësh.

Zheng Li është zv.drejtori i Departamentit të Transportitit Hekurudhor të Mallrave të Kinës në Wuhan.

"E nisëm shërbimin e transportit hekurudhor të mallrave Kinë-Europë në vitin 2012. Që nga viti 2014, shërbimi është normalizuar, numri i trenave të mallrave është rritur 25 herë në pesë vitet e fundit Deri tani, 1,055 trena kanë udhëtuar për transportin e mallrave Kinë-Europë".

Në vitin 2017, linja hekurudhore Kinë-Europë pati një rritje të konsiderueshme, ku numri i trenave arriti në mbi 3,600, duke tejkaluar numrin e kombinuar të trenave, për periudhën 2011-2016.

Deri tani ka mbi 65 linja hekurudhore për transportin e mallrave Kinë-Europë që lidhin rreth 50 qytete kineze me mbi 40 qytete në 14 vende europiane.

Ngarkesat e dërguara nga Kina në Europë variojnë nga produktet e IT-së tek ato të përdorimit të përditshëm; ndërsa ngarkesat e sjella nga Europa përfshijnë kryesisht pjesë këmbimi për automjete dhe ushqime. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore