2018-08-24 20:09:29 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në shtator të këtij viti do të hapet hekurudha me shpejtësi të lartë e cila do të lidhë Hong Kong-un me mbi 40 destinacione të pjesës kontinentale të Kinës.
Hekurudha do të nisë punën më 23 shtator, në pjesën e Hong Kong-ut, për intenerarin Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong.
Treni i parë do të niset në orën 7:00 të mëngjesit të asaj dite, nga stacioni "Kowloon-i perëndimor" i Hong Kong-ut për të mbërritur në stacionin "verior" të Shenzhen-it.
Zyrtarët e transportit hekurudhor të Hong Kong-ut njoftuan se hekurudha me shpejtësi të lartë do të ofrojë linja direkte nga Hong Kong-u drejt 44 destinacioneve të pjesës kontinentale të Kinës, përfshirë Pekinin, Shangain dhe Wuhan-in. (Haris)