2018-08-23 21:23:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të mërkurën, u hap Panairi "Smart China" në Chongqing të Kinës. Në këtë panair, janë publikuar rezultatet e një sërë arritjesh teknologjike të përparuara, duke shfaqur skenarë të ndryshëm se si do të jetë e ardhmja "inteligjente".
Zona ekspozuese e panairit të këtij viti zë një hapësirë prej mbi 180000 metra katrorë .Të katër zonat ekspozuese përfshijnë zonën gjithëpërfshirëse, zonën për kompanitë e mëdha, zonën e risive si dhe zonën e tematikave të veçanta, dukë nxjerrë në pah shkencën dhe teknologjinë, pjesëmarrjen dhe ndërveprimin.
Panairi tërhoqi rreth 600 kompani vendase dhe të huaja dhe secila kompani shfaqi arritjet e saj më të fundit kërkimore.
Ma Huateng, presidenti i bordit të drejtuesve të kompanisë "Tencent", bëri të ditur se kompania "Tencent" po eksploron rrjetin e automjeteve me teknologji telematike me kompaninë "Changan Automobile" në Chongqing, duke shpresuar të zgjidhin së bashku lidhjen "inteligjente" mes njerëzve dhe shërbimeve të ndryshme në makinë:
"Në të ardhmen, ne do të përdorim zërin për të zëvendësuar operacionet manuale të njeriut, për t'u lidhur me "WeChat"-in, për të vënë muzikë, për të dëgjuar lajmet, për të bërë pagesa në internet etj. Të gjitha këto do të kenë qasje ndaj burimeve të përmbajtjes masive digjitale të "Tencent"-it, por kjo do të përdorë teknologjinë e Internetit të Gjërave dhe inteligjencën artificiale."
Panairi i parë "Smart China" do të zgjasë deri të dielën. Gjatë panairit, do të mbahen edhe forume të rëndësishme si prodhimi "i zgjuar", industria e gjysmëpërçuesve, "5G" dhe rrjeti i ardhshëm. Kompanitë e famshme kineze "Alibaba", "Tencent", "Huawei", etj., do të zhvillojnë shtatë forume profesionale gjatë panairit në Chongqing.