Xi dërgon mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kofi Anann

2018-08-21 09:39:07 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i dërgoi një mesazh ngushëllimi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres-it, pas ndarjes nga jeta javën e kaluar të ish-shefit të OKB-së, Kofi Annan.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi u shprehu ngushëllime familjes së Annan-it dhe OKB-së.

Ai u shpreh se Annan ishte i përkushtuar në nxitjen e multilateralizmit dhe shtimin e ndikimit të OKB-së, duke shtuar se ai dha kontribut të shkëlqyera për paqen e zhvillimin në botë.

Ish-shefi i OKB-së dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen u nda nga jeta të shtunën në moshën 80-vjeçare. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore