Rusia do të reagojë ndaj sanksioneve të ShBA-së

2018-08-21 09:59:06 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia do do të mbrojë interesat e veta kombëtare dhe do të reagojë ndaj raundit të ri të sanksioneve të planifikuara nga pala amerikane, deklaroi të hënën sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Duke iu referuar fjalëve të Peskov-it, agjencia e lajmeve "ITAR-TASS" njoftoi se Rusia ka studiuar sanksionet që ShBA-ja planifikon të zbatojë dhe nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare masat janë vazhdim i sjelljes "jomiqësore dhe të paligjshme", të cilat do të dëmtojnë tregtinë ndërkombëtare.

Duke folur për sanksionet e mundshme të ShBA-së ndaj pjesëmarrësve të projektit të gazsjellësit "Nord-Stream 2", Peskov-i tha se ky veprim bie në kundërshtim me rregullat tregtare.

"Ky është një projekt i biznesit ndërkombëtar. Bllokimi i tij shkel rregulloret e OBT-së", tha Peskov.

Sipas tij, presidenti Putin ka shprehur gatishmërinë për të bërë përpjekje për zhvillimin më të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, duke i nxjerrë ato nga kriza.

Bëhet e ditur se sekretari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev do të diskutojë me këshilltarin e presidentit të ShBA-së për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, për çështje të rëndësishme ndërkombëtare. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore