Kinë, bie emetimi i bonove në korrik

2018-08-20 10:50:23 CRI Komenti juaj Printoni

Vlera e bonove të lëshuara në Kinë në korrik arriti në 3.5 trilionë juanë, shifër kjo më e ulët se 4 trilionë në qershor.

Sipas Bankës Qendrore të Kinës, qeveria qendrore mori një hua prej 330 miliardë juanësh, ndërsa autoritetet vendore mbi 750 miliardë juanë.

Ndërkohë, bonot financiare të lëshuara muajin e kaluar u vlerësuan në mbi 420 miliardë juanë dhe deri në fund të korrikut vlera e përgjithshme e obligacioneve ishte mbi 81 trilionë juanë.

Kina është tregu i tretë më i madh në botë i bonove, i cili po hapet më tej edhe për investitorët e huaj.

Vitin e kaluar, Kina lëshoi mbi 40 trilionë juanë bono, shifër kjo 12% më e lartë se një vit më parë. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore