Kina po harton strategjinë afatgjatë për luftën kundër varfërisë

2018-08-20 21:03:25 CRI Komenti juaj Printoni

Lufta e Kinës ndaj varfërisë nuk do të përfundojë në vitin 2020, pasi po punohet për hartimin e një strategjie afatgjatë për uljen e varfërisë, tha një zyrtar të hënën.

"Për t'u bërë një shoqëri relativisht e begatë në të gjitha aspektet deri në vitin 2020, dobësia jonë më e madhe qëndron në zonat rurale, sidomos te njerëzit e varfër në zonat rurale", tha në një konferencë shtypi Han Jun, zëvendësdrejtor i Zyrës së Grupit Drejtues të Punës Bujqësore.

Të dielën, autoritetet kineze publikuan një udhëzues për të fituar luftën kundër varfërisë deri në vitin 2020.

Në pesë vjetët e fundit, 68.53 milionë njerëz në Kinë kanë dalë nga varfëria. Në vitet 2018 - 2020, vendi ende duhet të nxjerrë rreth 30 milionë veta nga varfëria.

Mrekulli
Lajmet Kryesore