Mediat amerikane u kushtojnë vëmendje konsultimeve të ardhshme ekonomike-tregtare Kinë-ShBA

2018-08-20 20:59:36 CRI Komenti juaj Printoni

Në Uashington do të mbahen konsultimet në rang zëvendësministrash mbi çështjet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kinës e ShBA-së, që kanë tërhequr vëmendjen e mediave kryesore amerikane. Një numër prej këtyre mediave kanë shprehur shpresën se ShBA-ja do të stabilizojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy palëve.

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi më 16 gusht se, me ftesë të palës amerikane, Wang Fuwen, zv.ministër i Tregtisë i Kinës dhe zëvendësnegociator i tregtisë ndërkombëtare, pritet të vizitojë ShBA-në në fund të gushtit. Delegacioni i kryesuar prej tij dhe delegacioni i ShBA-së që do të udhëhiqet nga zv.sekretari i Thesarit Dalvid Malpass, do të zhvillojnë konsultime mbi çështjet ekonomike-tregtare midis Kinës e ShBA-së.

Një numër i madh mediash amerikane janë shprehur se lajmi i rifillimit të konsultimeve solli besim në treg. Rrjeti amerikan CNBC raportoi se treguesi "Dow Jones" u rrit mesatarisht me 110.59 pikë, duke u mbyllur në 25669.32 pikë më 17 gusht. Në raport, CNBC citon gjithashtu analistë të investimeve të jenë shprehur se, nëse ulet mundësia e përkeqësimit të konfliktit tregtar dypalësh në muajt e ardhshëm, tregu do të përmirësohet gradualisht, sepse marrëdhëniet ekonomike-tregtare ShBA-Kinë kanë qenë përherë ndër shqetësimet më të mëdha të investitorëve.

Përveç kësaj, gazeta "The Hill" publikoi një koment nga David Dollar, një studiues i lartë në Institutin "Brookings" dhe ekspert i çështjeve kineze, që vëren se një pengesë e madhe që ndikon në përparimin të konsultimeve të tanishme ekonomike-tregtare ndërmjet Kinës e ShBA-së është vëmendja e tepruar e qeverisë amerikane ndaj deficitit tregtar. Në artikull vihet në dukje se deficiti i përgjithshëm tregtar i ShBA-së është intensifikuar për shkak të faktorëve të tillë si rritja e normës së interesit nga "Fed-i" dhe vlerësimi i dollarit amerikan. Sipas artikullit, politika e proteksionizmit tregtar ndaj Kinës mund të ulë deficitin tregtar me Kinën, por në të njëjtën kohë deficiti me partnerë të tjerë tregtarë në Evropë e Azi do të rritet, kështu që deficiti i përgjithshëm tregtar i ShBA-së nuk do të ndryshojë ndjeshëm. David Dollar-i gjithashtu shprehet se politika e tanishme e proteksionizmit tregtar të ShBA-së ndaj Kinës do të dëmtojë pjesën e kompanive amerikane në tregun e brendshëm e atë ndërkombëtar dhe do të shkaktojë luhatje në zinxhirin global të vlerës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore