Merkel dhe Putin zhvillojnë bisedime

2018-08-20 10:52:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin kanë zhvilluar të shtunën bisedime në qytezën Meseberg, në veri të Berlinit. Ata kanë diskutuar mbi situatën në Ukrainë, konfliktin sirian, projektin e tubacionit të gazit natyror "Nord Stream-2", si dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Në konferënën për shtyp të mbajtur para bisediemve, Merkeli tha se bisedimet së pari do të prekin çështjet që lidhen me situatën në Ukrainën lindore. Marrëveshja e Minskut mbetet baza, por nuk është realizuar ende një armëpushim. Ajo dëshiron të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe të diskutojë me Putinin mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtjëse të OKB-së në zonën lindore të Ukrainës.

Putini thekoi se përveç marrëveshjes së Minskut, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Pala ruse është e gatshme të bashkëpunojë vazhdimisht sipas "modelit të Normandisë" dhe të përkrahë funksionin e misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Projekti i gazit natyror "Nord Stream-2" ka anashkaluar Ukrainën, Poloninë dhe vende të tjera të Europës lindore dhe do ta çojë gazin natyror të Rusisë drejt Gjermanisë nëpërmjet kanalit nën detin Baltik dhe më pas nga Gjermania transportohet për në vendet e tjera europiane. Në konferëncën për shtyp, Putini theksoi de ky projket është një program ekonomik dhe pas përfundimit të këtij programi, Rusia nuk do të ndalojë transportimin e gazit natyror drejt Europës nëpërmjet Ukrainës. Kjo është një linjë tradicionale e trasnportit të gazit dhe përputhet me kërkesën ekonomike.

Merkeli u shpreh se pas përfundimit të programit në fjalë, Ukraina duhet të vazhdojë të luajë rolin e saj në trasnportin e gazit natyror për Europën. Ajo u shpreh se mirëpret BE-në, Ukrainën dhe Rusinë të kenë filluar bisedimet mbi këtë çështje. (Fang Xiaoyu/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore