Kinë, bashkatdhetarët nga Hong-Kongu, Makao dhe Tajvani do të aplikojnë për lejeqëndrim në pjesën kontinentale

2018-08-17 14:39:53 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e pjesës kontinentale do të nxjerrin një rregullore për lejimin e banorëve nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut, i Makaos dhe i Tajvanit për të aplikuar për lejeqëndrim në pjesën kontinentale të Kinës.

Me këtë lejeqëndrim, banorët nga këto rajone do të gëzojnë më shumë të drejta, shërbime publike bazë dhe trajtime të tjera kur studiojnë, punojnë, drejtojnë bizneset dhe jetojnë në pjesën kontinentale.

Bashkatdhetarët nga rajonet e Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit me lejeqëndrim nga pjesa kontinentale do të lejohen të regjistrojnë automjetet, të aplikojnë për patenta të drejtimit të automjeteve dhe të hyjnë në provimet e kualifikimit profesional.

Në raportin e Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, autoritetet zotohen për hartimin dhe përmirësimin e politikave dhe masat për ta bërë më të thjeshtë për banorët e rajoneve të Hong-Kongut dhe Makaos të zhvillojnë karrierën në pjesën kontinentale.

Rregullorja do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore