Anija kineze "Tian En" lundron përmes ngushticës së Bering-ut drejt "Rrugës Polare të Mëndafshit"

2018-08-17 20:30:35 CRI Komenti juaj Printoni

Një anije mallrash kineze ka kaluar në ngushticën e Bering-ut, duke filluar kështu udhëtimin e saj të parë në korridorin verilindor të Arktikut.

E njohur si "Rruga Polare e Mëndafshit", rruga detare është më e shkurtra që lidh Azinë verilindore me Europën veriore.

Anija multifunksionale e Korporatës së Transportit, "Cosco Shipping", shpërndau pajisjet e energjisë së erës në portet e Francës, Holandës dhe Suedisë.

Në një dokument zyrtar ku Kina shpalli politikën e saj të Arktikut në fillim të këtij viti, vendi më i populluar në botë është zotuar të bashkëpunojë më tej me vendet e tjera për të ndërtuar së bashku "Rrugën Polare të Mëndafshit, e cila është gjithashtu pjesë e nismës "Një brez, një rrugë". (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore