Xi u kërkon punonjësve mjekësorë të ruajnë shpirtin humanitar

2018-08-17 19:48:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez, Xi Jinping, të premten u bëri thirrje punonjësve të mjekësisë që të bëjnë punën e tyre me pasion e të ruajnë shpirtin humanitar për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe për të dhënë kontribute të mëtejshme në përmirësimin e shëndetit të njerëzve.

Xi i tha këto para Ditës së parë të Punëtorëve Mjekësorë të Kinës, e cila përkon me të dielën.

Në fjalën e tij, Xi shprehu mirënjohjen e thellë për frymën e devotshme dhe humanitare të punëtorëve mjekësorë të vendit dhe përpjekjet e tyre për t'i shërbyer me gjithë zemër sektorit shëndetësor dhe njerëzve.

Ai vlerësoi gjithashtu arritjet e tyre në punën e bërë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, nxitjen e talenteve mjekësore dhe promovimin e zhvillimit shkencor e teknologjik në këtë drejtim. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore