Pekin, do të mbahet samiti mbi të drejtat e pronësisë intelektuale

2018-08-17 18:46:09 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 28 deri në 29 gusht do të mbahet në Pekin një samit mbi të drejtat e pronësisë intelektuale për vendet e nismës "Një brez, një rrugë". Deri më tani, mbi 40 organizata nga brenda dhe jashtë Kinës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, për të dikustuar mbi çështjet lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale, me të cilat përballen vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" dhe perspektivën e bashkëpunimit në të ardhmen.

Siç mësohet nga Byroja Kombëtare e Kinës për Pronësinë Intelektuale, temat që do të trajtohen gjatë samitit janë "roli i të drejtave të pronësisë intelektuale për nxitjen e përmirësimit të strukturës industirale dhe zhvillimin e ekonomisë së vendeve të nismës 'Një brez, një rrugë'", "bashkëpunimi përballë sfidave të reja globale në epokën digjitale", si edhe tema të tjera.

Pritet që pas takimit të nivelit të lartë të lështohet një deklaratë e përbashkët mbi bashkëpunimin pragmatik në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore