Pentagoni: Shtyhet plani i Trump-it për paradën ushtarake

2018-08-17 18:41:33 CRI Komenti juaj Printoni

Plani i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për mbajtjen e një paradeje ushtarake në Uashington është shtyrë deri të paktën vitin e ardhshëm, bën të ditur Pentagoni.

Parada e projektuar për të nderuar veteranët ushtarakë amerikanë dhe për të përkujtuar qindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, fillimisht ishte planifikuar për t'u mbajtur në 10 nëntor të këtij viti.

Arsyet për shtyrjen e kësaj parade janë ende të paqarta.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë zhvilluar një paradë madhështore ushtarake në Uashington D.C që nga fundi i Luftës së Gjirit në vitin 1991. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore