Rritet kërcënimi i sigurisë së rrjetit të lëvizshëm telefonik

2018-08-17 14:39:18 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport zytar mbi sigurinë kibernetike në Kinë tregon se është rritur kërcënimi ndaj rrjetit të lëvizshëm telefonik.

Sipas të dhënave, numri i programeve keqdashëse ka kaluar 2.5 milionë, një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas specialistëve, rreziqet virtuale dhe reale të sigurisë kanë ndikuar shumë interesat e popullit.

Drejtori i Departamentit të Operacionit të Qendrës së Emergjencës mbi Rrjetin Kompjuterik Kombëtar, Yan Hanbing tha:

"Krahasur me vitin 2016, numri i dobësive në sigurinë kibernetike në pajisjet e mençura është mbi dyfishuar në vitin 2017 dhe numri është ende në rritje në 2018-n. Kjo tregon se në të vërtetë ka sfida të mëdha dhe serioze për llojin e ri të pajisjeve të lidhura."

Specialistët theksojnë se të dhënat private të shumë njerëzve, duke përfshirë adresat e banimit, informacione mbi identitetin dhe llogarinë bankare ruhen në telefonat celularë, kërcënimi më i madh i sigurisë i të cilëve vjen nga programet dashakeqëse.

Ata paralajmërojnë përdoruesit e telefonisë së lëvizshme të tregohen vigjilentë dhe të qëndrojnë larg dosjeve dhe lidhjeve të panjohura. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore