"Alibaba" blen aksione të homologes turke "Trendyol"

2018-08-16 10:57:35 CRI Komenti juaj Printoni

Demet Mutlu, themeluese e kompanisë "Trendyol"

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike, "Alibaba" ka blerë aksione nga kompania turke e tregtisë elektronike, "Trendyol", sipas burimeve nga Alibaba.

Bëhet e ditur se investimet në platformën turke janë një pjesë e përpjekjeve të Alibaba-s për të zgjeruar biznesin ndërkombëtar. Pritet që ky bashkim të krijojë mundësi në reformën e tregtisë elektronike, pagesave në internet dhe zinxhirit të vlerës me pakicë për Turqinë.

Ende nuk është bërë publike nga kompania Alibaba madhësia e kësaj marrëveshjeje.

"Trendyol", i fokusuar tek shitjet me pakicë në internet, u themelua në vitin 2010 dhe është një platformë digjitale që po zhvillohet me ritme të shpejta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore