2018-08-16 10:34:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Renditja Akademike e Universiteteve Botërore në vitin 2018 e lëshuar në të mërkurën nga Konsulenca e Renditjes e Shangait tregoi se 62 universitete në Kinë janë pjesë e listës së 500 universiteteve më të mira në botë.
Universiteti i Tokios (në vendin e 22-të) dhe Universiteti i Kiotos (vendi i 35-të) kanë ruajtur vendet e tyre si universitete drejtuese në Azi.
Universiteti Tsinghua u klasifikua në vendin e 45-të në botë dhe i treti më i mirë në Azi, ndërsa Universiteti i Pekinit zuri vendin e 57-të dhe ai i Zhejiang-ut vendin e 67-të, duke hyrë për herë të parë në listën e 100 universiteteve më të mira.
Universiteti i Harvardit vijon të mbajë vendin e parë si universiteti më i mirë në botë për të 16-in vit radhazi. Universiteti Stanford renditet në vendin e dytë dhe ai i Kembrixhit në të tretin. (Xu Guang)