Absorbimi i CO2 nga atmosfera, shkencëtarët krijojnë minerale

2018-08-16 19:46:26 CRI Komenti juaj Printoni

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të shpejtë për krijimin e magnezitit, një mineral që mund të përthithë dioksidin e karbonit nga atmosfera, duke ofruar një zgjidhje potenciale për ngrohjen globale.

Kërkimi mbi këtë ide, i paraqitur kohët e fundit në konferencën e gjeokimisë "Goldschmidt" në Boston, shpjegoi se si magneziti mund të formohet në temperatura të ulëta, ndërsa ofroi gjithashtu një mënyrë të re për të përshpejtuar ndjeshëm kristalizimin e tij.

Magneziti është një shkëmb natyral që përpunohet për prodhimin e bizhuterive si dhe për procese të ndryshme industriale. Çdo ton magnezit është i aftë t'i heqë ajrit rreth gjysmë ton dioksid karboni. Megjithatë, në natyrë, në sipërfaqen e Tokës, procesi zakonisht kërkon mijëra vjetë.

Në laborator, studiuesit treguan se minerali mund të formohet brenda 72 ditëve, duke përdorur mikrosferat polistiren si një katalizator. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore