2018-08-14 10:44:38 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Markat e brendshme kanë mbizotëruar dërgesat e telefonave celularë nga Kina në 7 muajt e parë të vitit.
Një raport i industrisë tregon se dërgesat e celularëve nga Kina arritën në më shumë se 230 milionë gjatë kësaj periudhe, 90 për qind e të cilave nga prodhues kinezë.
Vëllimi i përgjithshëm i shitjeve u ul me rreth 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në korrik, dërgesat e telefonave celularë të markave vendase ranë me 10 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 35 milionë njësi dhe duke përbërë 95 për qind të vëllimit të përgjithshëm.
Shumica e telefonave janë smartfona që përdorin sistemin operativ "Android" dhe rrjetin 4G.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Kina ka më shumë se 1 miliard përdorues të rrjetit 4G, që përbëjnë mbi 70 për qind të të gjithë përdoruesve të telefonisë së lëvizshme në vend.