Kinë, ulja e normës së rezervës së detyrueshme mbështet zhvillimin e NVM-ve

2018-08-14 10:27:59 CRI Komenti juaj Printoni

Specialistët thonë se ulja e normës së rezervës së detyrueshme në Kinë synon të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ulja e normës së synuar është zbatuar 3 herë brenda vitit.

Banka qendrore e Kinës e ka përdorur këtë politikë për të nxitur bankat tregtare të ofrojnë para për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).

Li Liuyang është kryeanalist në Bankën Tregtare të Kinës (China Merchants Bank). Ai thotë:

"Sektori i NVM-ve ka një rrezik më të lartë të kreditit, kështu që bankat tregtare janë të gatshme të japin kredi për të shmangur huatë me probleme dhe për të mbajtur një bilanc të shëndetshëm. NVM-të mbulojnë një pjesë të rëndësishme, duke zënë pjesën më të madhe të punësimit të ekonomisë së përgjithshme. Nëse NVM-të ballafaqohen me disa vështirësi në gjetjen e fondeve, do të ketë tronditje për situatën e përgjithshme të punësimit. Ne duhet të ndërmarrim disa veprime, për të siguruar që këto ndërmarrje ta kenë të lehtë për sigurimin e fondeve nga tregu i kapitaleve."

Rreth 99 për qind e të gjitha kompanive në Kinë klasifikohen si ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe kanë kërkesa të larta për kredi.

Një studim i Bankës Popullore të Kinës tregon se kërkesa për kredi nga këto kompani u rrit me 4 për qind në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar një rekord në 3 vjet. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore