Erdogan: Turqia mund të përballojë sulmet ekonomike

2018-08-14 10:08:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan u shpreh të hënën se ekonomia turke po pëson sulme, por ajo është në gjendje t'i përballojë ato.

Erdogan mbajti të hënën një fjalim në Ankara ku cilësoi se ekonomia e tanishme turke është e qëndrueshme, e fortë dhe nuk ka humbje. Kursi i këmbimit të monedhës turke Lira me dollarin amerikan do të stabilizohet në një nivel të qëndrueshëmë sa më parë.

Erdogan shtoi se Turqia është vend aleat i NATO-s, por ShBA-ja orvatet ta qëllojë pas shpine vendin e tij.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu u shpreh po më atë ditë se sanksionet, kërcënimet dhe presioni i ShBA-së nuk do ta gjunjëzojnë Turqinë. Ai shtoi se Ankaraja është e gatshme ta zgjidhë mosmarrëveshjen nëpërmjet rrugëve diplomatike e dialogut.

Pastori amerikan Andrew Brunson u shndërrua në një "mollë sherri" mes dy vendeve. Më 1 gusht, ShBA-ja shpalli se për shkak të arrestimit të tij të padrejtë në Turqi, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm të Turqisë.

Më 10 gusht, ShBA-ja shpalli rritjen e tarifave të importit të produkteve të çelikut dhe të aluminit, gjë që tronditi kursin e këmbimit duke zhvlerësuar monedhën turke në nivelin më të lartë historik ndaj dollarit amerikan. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore