MTK: ShBA-ja duhet t'i trajtojë investitorët kinezë objektivisht e në mënyrë të drejtë

2018-08-14 17:41:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës shpreson që Shtetet e Bashkuara të tregohen më objektivë dhe më të drejtë në raport me investitorët kinezë.

Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur Ministria planifikon të monitorojë nga afër ndikimin e një ligji amerikan të investimeve të huaja mbi kompanitë kineze.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar ligjin për Modernizimin e Rishikimit të Rrezikut të Investimeve të Huaja.

Sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës, qeveritë e të dyja vendeve duhet të jenë në përputhje me mendimet e korporatave dhe të sigurojnë një mjedis të shëndetshëm e pritshmëri të qëndrueshme.

Ministria shtoi se pala amerikane duhet të shmangë përdorimin e sigurisë kombëtare si justifikim ndaj veprimeve të saj, pasi kjo bllokon ecurinë e investimeve të huaja. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore