Kompania kineze zhvillon "Rrugën e Mëndafshit në internet"

2018-08-13 11:26:07 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet është 5-vjetori i propozimit nga presidenti i Kinës Xi Jinping për nismën "Një brez, një rrugë", e cila prej vitit 2013 ka shumë pjesëmarrës. Nga koncepti deri në konkretizim, nga dëshira deri në realitet u krijua një rrugë e vazhdueshme dhe e sukseseve të përbashkëta. Me rastin e nismës "Një brez, një rrugë", shumë kompani kineze shkuan jashtë vendit dhe zhvilluan tregjet. Në Lindjen e Mesme, shumë kompani kineze të tregtisë elektronike krijuan platformën "Rruga e Mëndafshit në internet". Pas disa vitesh, gjysma e tregtisë elekronike në Lindjen e Mesme mbulohet nga kompanitë kineze.

Në platformat e ndryshme elektronike në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të shihni reklama të "Jollychic", një uebsajt për blerje i kompanisë kineze Zhejiang Zhiyu. Ky aplikacion ka zënë gjithnjë vendin e parë në listën e llojeve të blerjes në vendet e Lindjes së Mesme. Nëse blerësit në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duan të blejnë produkte online si zgjedhje të parë kanë "Jollychic".

Në vitin 2013, kjo kompani kineze hyri në Arabinë Saudite dhe nëpërmjet zhvillimit disavjeçar u bë lidere në tregun e elektronikeve. Tani, "Jollychic" është marka më e njohur e tregtisë elektronike në Lindjen e Mesme. Ajo ushtron aktivitet në Arabinë Saudite, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein etj. dhe ka magazina në Arabinë Saudite dhe Dubai.

Zv.shefi i marketingut për Lindjen e Mesme i Kompanisë Zhiyu Mohammad Jabri tha:

"Zhiyu është një kompani që fokusohet tek zhvillimi i tregtisë elekronike dhe ka uebsajtin e vet për blerje online si dhe një aplikacion. Deri në fund të vitit 2017, numri i përdoruesve të regjistruar në Lindjen e Mesme arriti 35 milionë. Deri tani kompania Zhiyu ka hapur degë në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Shtetet e Bashkuara etj. Numri i punonjësve arrin mbi 3500, duke përfshirë 600 nga qendra e shërbimeve telefonike në Jordani, që ofron shërbime 24 orë për klientët." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore