2018-08-13 10:37:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kohë të fundit, Administrata e Aviacionit Civil e Kinës (CAAC) njoftoi një konferencë për shtyp se Kina ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe mbi transportin ajor me 62 vende përgjatë "Një brez, një rrugë", përfshi Rusinë, Indonezinë, Malajzinë dhe Egjiptin.
Gazeta "Renminribao" raportoi se Kina dhe 45 vende të tjera lidhen çdo javë me 5100 fluturime direkte.
Zv.inspektori i Administratës, Zhang Qing u shpreh se Kina synon të shtojë lidhjet dhe të forcojë bashkëpunimin me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" nëpërmjet aviacionit civil.