2018-08-13 10:29:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shifrat nga institucionet financiare kineze, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe të letrave me vlerë, tregojnë një fluks investimesh të huaja neto në tremujorin e dytë të sivjetshëm.
Investimet e drejtpërdrejta të huaja në sektorin financiar kinez arritën afro 3.5 miliardë dollarë amerikanë gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, investimet financiare kineze jashtë vendit kapër vlerën 2.6 miliardë dollarë, me një hyrje neto të investimeve rreth 900 milionë dollarë.
Nga prill deri në qershor, institucionet financiare kineze bënë mbi 2 miliardë dollarë amerikanë investime neto jashtë vendit.
Pala kineze ka shpallur një sërë masash për të zgjeruar më tej hyrjen në treg që nga fillimi i këtij viti, në kuadrin e 40-vjetorit të fillimit të politikës së Reformës dhe Hapjes.
Në qershor u publikua një listë negative e shkurtuar për investimet e huaja, duke detajuar 22 masa të hapjes së mëtejshme në disa sektorë.
(Zhang Yan)