Samiti i tretë Kim-Moon do të mbahet në shtator

2018-08-13 16:41:55 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut ranë dakord të hënën për të mbajtur një samit të tretë midis presidentit të Koresë së Jugut Moon-Jae-in dhe liderit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Samiti do të mbahet në Phenian në muajin shtator.

Marrëveshja për samitin u arrit pas bisedimeve të nivelit të lartë midis të dyja palëve në fshatin kufitar, Panmunjom.

Në deklaratën e përbashkët, të lëshuar pas bisedimeve, u tha se të dyja Koretë ranë dakord të zhvillojnë takimin Moon-Kim në Phenian përpara fundit të shtatorit.

Kryetari i Komitetit për Ribashkimin Paqësor të Atdheut, Ri Son Gwon, i cili udhëhoqi delegacionin e Koresë së Veriut, tha për gazetarët pas përfundimit të bisedimeve, se tashmë palët kishin arritur në një itinerar të hollësishëm për samitin që do të mbahet në shtator. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore