Kinë, më shumë linja ajrore me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë"

2018-08-10 21:01:36 CRI Komenti juaj Printoni

Industria kineze e aviacionit ka zgjeruar platformën e saj të bashkëpunimit për nxitjen e lidhshmërisë me vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë", kështu deklaroi të premten Administra e Aviacionit Civil e Kinës.

Siç mësohet, Kina ka nënshkruar marrëveshjet ndërqeveritare të transportit ajror me 125 vende e rajone të botës, 62 prej të cilave përfshihen në nismën "Një brez, një rrugë".

Sipas znj. Zhang Qing, funksionare e Administratës, Kina ka krijuar linja direkte me 45 vende përgjëtë itinerarit të nismës, duke kryer rreth 5 100 fluturime në javë. "Administrata e Aviacionit Civil do të vazhdojë të mbështesë ndërlidhshmërinë dhe nxisë më tej lidhjet ekonomike,tregtare dhe kulturore të Kinës me vendet përgjatë nismës 'Një brez, një rrugë'", shtoi ajo.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore